A i dini cilat jane 5 shtyllat që ngrihet Islami?

Mos i humb

Transmetohet nga Abdullah bin Umer radijAllahu anhuma transmeton se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Islami është i ndërtuar mbi pesë (shtylla): Mbi dëshminë se nuk ka të adhuruar të vërtetë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, mbi kryerjen e namazit, dhënien e zekatit, kryerjen e haxhit dhe në agjërimin e muajit të Ramazanit.

” Hadithin e transmetojnë Buhariu (8 dhe 4514) dhe Muslimi (16)Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!): Ky hadith është i njëjtë si hadithi para tij -hadithi i Umer bin Hatabi- përsa i përket sqarimit të shtyllave të Islamit.

Porse ky hadith përmban shtesë, e ajo është fjala e tij: “Islami është i ndërtuar mbi pesë (shtylla)”.

Ndërsa në hadithin e Umerit radijAllahu anhu thuhet: “Më trego çfarë është Islami?”Dhe Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Islami është të dëshmosh se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut…” deri në fund të hadithit.

Hadithi i Umerit radijAllahu anhu nga konteksti jashtëm tregon se Islami përbëhet vetëm nga këto pesë kushte.

Ndërsa ky hadith tregon se këto të pesta nuk janë i gjithë Islami, por Islami është ndërtuar mbi to.

Pra, këto janë ndërtesa dhe shtyllat e tij. Ngase Islami përfshin (përbëhet nga) shumë gjëra.

Të gjitha veprat e mira janë Islam: vaxhibet, mustehabet, të gjitha aktet e adhurimeve dhe lënia e mëkateve janë (konsiderohen) Islam.

Prandaj dhe Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Musliman është ai nga i cili muslimanët e tjerë janë të qetë nga gjuha dhe dora e tij.

”Hadithin e ka nxjerr Buhariu (6484) dhe Muslimi (14). Pra, e konsideroi mosdëmtimin e tjetrit (me gjuhë apo dorë) prej Islamit.

Pra, Islami është i gjerë, por këto pesë (që përmenden në këtë hadith) janë bazat e tij, janë shtyllat e tij dhe ndërtesa mbi të cilën ai ngrihet.

Me humbjen (lënien) e tyre apo të diçkaje prej tyre njeriu nuk konsiderohet musliman.

Ndërsa pjesa tjetër e veprave nëse njeriu humbet (nuk vepron) diçka prej tyre, ai konsiderohet musliman, por islami i tij është i mangët në varësi të asaj (veprës) që ai ka lënë.Vijon…“El-Minhetu er-Rabbanijjeh fi sherh El-Erbein en-Neueuijjeh”.

Përktheu: Unejs Sheme

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit