A janë frutat e thata po aq të shëndetshme sa frutat e freskëta?

96
0

Këto fruta janë shumë të pasura me antioksidantë dhe nga pikëpamja ushqyese janë të ngjashme me frutat e freskëta.

Megjithatë, ekzistojnë disa dallime kryesore midis dy produkteve.

– Frutat e thata përmbajnë më pak ujë sesa frutat e freskëta. Sipas disa studimeve, një gjysmë filxhani me fruta të thatë është përafërsisht e barabartë me një filxhan me fruta të freskëta.

– Shkalla e nxehtësisë që përdoret për tharjen e frutave mund të shkatërrojë disa nga ushqyesit dhe antioksidantët. Prandaj, frutat e thata kanë nivel më të ulët të vitaminës C se sa frutat e freskëta.

– Disa kompani që prodhojnë fruta të thata shtojnë ëmbëlsues të rafinuar si shurup të fruktozës ose saharozë. Kjo rrit numrin e kalorive tek frutat e thata.

Për shembull, 100 gram rrush i thatë përmban 290 kalori në krahasim me 69 kalori që përmban 100 gram rrush i freskët.

– Dioksidi i squfurit përdoret zakonisht si ruajtë tek frutat e thata (sidomos kajsia).

Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëron se squfuri mund të shkaktojë reaksione kërcënuese për jetën, duke përfshirë anafilaksinë (reaksion serioz alergjik që ndodh shumë shpejt dhe potencialisht është edhe vdekjeprurës)./Mesazhi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here