A ka bërë gabime në veprime politike?! Kështu përgjigjet Kurti!

Mos i humb

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka folur për zhvillimet aktuale në vend, dialogun dhe qeverinë Haradinaj.

Në një intervistë për kohën ditore ai ka folur edhe për partin e tij.I pyetur nëse ai konsideron se ka bërë gabime në të kaluarën në veprime politike, Kurti ka thënë se nuk ka bërë asnjëherë gabime në gjëra substanciale.

Ka theksuar edhe njëherë se në VV gjërat analizohen konsultohen e pastaj realizohen.

A konsideroni se keni bërë gabime në të kaluarën në veprime politike?

Albin Kurti: Jo në gjëra substanciale. Në politikë, ne në LVV, para se të ndërmarrim veprime politike apo vendime, fillimisht i analizojmë me kujdes dhe i diskutojmë çështjet, aq sa na lejon koha. Sigurisht, ka patur analiza që nuk kanë dalë tamam ashtu siç kemi menduar, dhe kjo është normale, sepse nuk mund të jemi profetë. Por përgjithësisht historia ka treguar se kemi pasur të drejtë, e kjo jo se kemi fat, por pikërisht për shkak të rëndësisë që i japim analizimit serioz të situatave e proceseve politike, për shkak se udhëhiqemi nga parimet e jo nga parashikimet

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit