A ka frikë BE-ja nga Islamofobia dhe Albanofobia, flet Ramush Haradinaj

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, nuk ka dashur  të komentoj deklaratën e zv/kryeministrit Enver Hoxhaj se në rast të mos liberalizimit të vizave për Kosovën këtë vit,  atëherë kjo është shenjë se Europa ka frikë nga islamofobia dhe albanofobia, por Haradinaj nuk dëshiron të komentoj në atë mënyrë , duke thënë se e sheh ndryshe këtë “zbehjen” e tanishme të BE-së.

Sipas tij edhe pse BE mund të jetë e zënë me punët e saj,  nuk duhet lënë anash edhe të drejtën që kanë shtetasit e Kosovës për lëvizje të lirë.

Kosova Post u interesua të marr qëndrim edhe nga Haradinaj nëse mundësia e shtyrjes se vizave lidhet me faktin se Europa ka frikë nga Islamofobia dhe Albanofobia, ashtu siç e tha zv kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, Haradinaj dha këtë përgjigje

“Tash mos na detyroni të bëjmë shpjegime të tilla. Është vënë një listë me kushte, tashti është mirë me u sqaruar pse ka ngecje ,ose pse nuk kryhet. Ka shumë spekulime pse ka ngecje, p.sh në rastin konkret nëse ka votuar Parlamenti i BE-së, atëherë do të duhej të ishte kryesisht në zbatim kjo pjesa e mbetur, se komisioni po thotë, parlamenti po. Ne  po punojmë që të ndodh sa më shpejtë liberalizimi po është pak e habitshme një ngecje tash. Kuptojmë që i kanë zgjedhjet në pranverë, por edhe ne jemi njerëz dhe e drejta jonë është në pyetje, pra e drejta e lëvizjes së lirë”, tha Haradinaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit