A mund të quhet qendër shëndetësore?

Mos i humb

 

Një klasë shkolle e improvizuar për qendër shëndetësore dhe një krevat për të kryer injeksionet, është gjithçka që ofrohet në atë që quhet Qendra Shëndetësore e fshatit Dushk të Belshit.

Por përveç kushteve fizike dhe mungesës totale të aparaturave, në këtë zonë nuk vjen as mjeku, shërbimi ofrohet nga infermieria dhe në rastet e domosdoshme, banorët e kësaj zone kërkojnë mjek në Belsh.

Fshati Dushk ka rreth një mijë banorë, të cilët shumë herë kanë kërkuar një qendër shëndetësore ku të marrin shërbim normal, por plotësimi i kërkesave të tyre ka konsistuar vetëm në ndërrimin e klasave, që shndërrohen në qendra shëndetësore.

Dhe jo vetëm godina, por nuk janë shtuar as shërbimet mjekësore, që duhet të ofrojë një qendër shëndetësore, përtej ambienteve.

 Top Channel
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit