A po dorëzohet Haki Rugova, kë po largon nga komuna?

Mos i humb

Me numrimin e votave me kusht ka ndryshuar gjithçka në komunën që njihej si bastion i LDK-së, në Istog.

Në vendlindjën e Presidentit historik votat e numëruara dje në QNR, ato me postë që Gani Dreshaj i AAK-së ta përmbys rezutatin preleminar duke mundur kandidatin e LDK-së dhe ish-kryetarin e kësaj komune Haki Rugovën.

Derisa nga Lidhja Demokratike u sabotu kjo fitore e Dreshajt në anën tjeter ish-kryetari Haki Rugova i cili edhe pse nuk ka pranuar rezultatin e djeshëm të votave sot ekipa e tij është parë me një dokumentacion duke u nxjerrur nga komuna.

Këtë lëvizje të ish-kuvendarve të Istogut e ka vërejtur Gani Dreshaj i cili e ka vlerësuar si akt të largimit madje me dyshimin se po fshehën dosjet e që sipas tij është shkelje e demokracisë

‘Sot, pushteti në largimin e LDK-së në Istog ka filluar hapat e parë për braktisjen e komunës në të cilën nuk lanë gjurmë në 4 vite punë. Por, ajo që është më e keqe për demokracinë dhe ligjin është se sot ka filluar edhe largimi i dosjeve komunale të cilat tregojnë anën e errët të punës së tyre. I’u bëj thirrje të gjithëve që të pranojnë humbjen dhe mos të bëjnë veprime që bien në kundërshtim me ligjin’, ka shkruar Dreshaj derisa ka postuar fotografi para komunës së Istogut me dokumentacion duke dalë nga komuna./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit