Abbas dhe Johnson diskutojnë për çështjet rajonale

Mos i humb

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas dhe ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson, në një bisedë telefonike diskutuan për zhvillimet e fundit politike.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, Abbas përsëriti angazhimin e lidershipit palestinez për një “zgjidhje me dy shtete” dhe për një shtet palestinez brenda kufijve të vitit 1967 me Kudsin Lindor si kryeqytet të tij.

Presidenti Abbas tha se Palestina ishte gati të ulet në tryezën e negociatave me Izraelin për të arritur një zgjidhje të bazuar në Iniciativën Arabe të Paqes dhe rezolutat e legjitimitetit ndërkombëtar.

Ndërkaq, Johnson poashtu ka theksuar angazhimin e vendit për një zgjidhje me dy shtete, si dhe rëndësinë e përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje paqësore për konfliktin në Lindjen e Mesme.

Në dhjetor të vitit të kaluar, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit” dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds.

Kryeministrja britanike, Theresa May, tha se vendimi i presidenti Trump ishte “i padobishëm në aspektin e perspektivave për paqen në rajon”.

Ajo tha se ambasada britanike në Izrael ishte e vendosur në Tel Aviv dhe nuk “kishte plane për zhvendosjen e saj”./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit