Abbas: Nuk pranojmë zgjidhje jashtë kornizave të së drejtës ndërkombëtare

Mos i humb

Presidenti palestinez Mahmud Abbas tha se asnjëherë nuk kanë refuzuar negociatat politike me Izraelin, por se nuk do të pranojnë asnjë zgjidhje që nuk ndodhet brenda kornizave të së drejtës ndërkombëtare.

Abbas ka mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp pas një takimi në Ramallah me homologun bullgar Rumen Radev.

Në deklaratën e tij, Abbas tha se asnjëherë nuk kanë refuzuar negociatat politike me Izraelin dhe se kurrë nuk do të pranojnë asnjë zgjidhje që nuk ndodhet brenda kornizave të së drejtës ndërkombëtare.

Ndër të tjera, Abbas ka cekur rëndësinë e përpjekjeve diplomatike dhe negociatave për realizimin e paqes dhe ka riafirmuar nevojën e formimit të një shteti të pavarur palestinez brenda kufijve të vitit 1967.

“Hamasi duhet të dorëzojë gjithçka”

Presidenti palestinez ka folur edhe në lidhje me debatin për “autoritet” i cili ëshët hapur kohët e fundit në Gaza.

“Po e pësëris. Duhet t’i dorëzojnë gjithçka qeverisë që kemi formuar bashkë. Në krye të këtyre ndodhet autoriteti për sigurinë. Kjo është një marrëveshje që e kemi arritur nën mbikëqyrjen e Egjiptit. Por, deri më tani kjo nuk është zbatuar. Kur kjo të zbatohet, ne marrim përsipër përgjegjësinë. Në të kundërt, fati i shkatërrimit të përpjekjeve të Egjiptit do t’i ngarkohet Hamasit”, ka thënë Abbas.

Ndërkaq, presidenti bullgar Radev ka theksuar se vendi i tij mbështet zgjidhjen paqësore në mosmarrëveshjen mes Palestinës dhe Izraelit dhe se në këtë çështe janë në përputhje me Bashkimin Evropian.

Duke bërë të ditur se edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbështet zgjidhjen e mosmarrëveshjes, Radev ka tërhequr vëmendjen se nuk duhet të nënvlerësohen përpjekjet e çdo shteti që dëshiron të kontribuojë në zgjidhje.

Përpara takimit me Abbas, Radev sot u takua edhe me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit