Abdul Hamidi nuk është vetëm person fizik, ai ishte fryma e re hamidiane, e cila frymon akoma!

73
0

(Për çfarë duhet ta kujtojmë Sulltan Abdul Hamidin?)

Me 10 shkurt të vitit 1918, para 101 vitesh, në Pallatin Bejlerbej, pas një jete plotë vuajtje, sfidash dhe pushtetesh, ja dorëzoi shpirtin e tij fisnik Zotit të Madhërishëm, merhum Sulltan Hakan Abdul Hamid Han II.

Shkruan: Abdullah Klinaku

Fillimi i tij politik nisi me 31 gusht të vitit 1876, në moshën 34 vjeçare kur morri drejtimin e Perandorisë e cila kishte shtrirë qeverisjen në tre kontinente.

Sulltan Abdul Hamidi, në vitin 1903, pas një përpjekje për atentat ndaj kryeministrit Said Pashës nga tre shqiptarë që kishin arritur në Stamboll, kërkon dorëheqjen e tij dhe për kryeministër të Perandorisë Osmane emëron shqiptarin Ferid Pashë Vlorën.

Shqiptari kryeministër Ferid Pasha, morri lavdat e Sulltan Abdul Hamidit, si person që njihej për drejtësinë dhe besnikërinë, si dhe për respektin që gëzonte si shqiptar duke i thënë; se shteti ynë ka patur shumë të mira nga shqiptarët”. Në raportet e asaj kohe të ambasadës angleze, emërimi i shqiptarit si kryeministër i Perandorisë Osmane vlerësohej si privilegj për shqiptarët.

Sulltan Abdu Hamidi, kishte ndërtuar shkolla dhe institute. Ai kishte promovuar synimin e tij nën moton “një shkollë dhe një xhami në çdo fshat”. Ndërsa për ftuesit islam kishte themeluar “Institutin për aftësimin e predikuesve dhe prijësve”.

Në Pekin kishte hapur universitetin për myslimanët kinezë, në hapjen e së cilit kishin marrur pjesë mijëra myslimanë kinez.

Ai, ishte i bindur se mënyra më e mirë për ta arritur lirinë ishte “përmirësimi i arsimit” dhe prandaj thoshte “unë po ndërtoj shkolla”.

Sulltan Abdul Hamidi, respektonte Paralmentin Osman, i cili përfaqësonte të gjitha grupet etnike, fetare e kulturore brenda Perandorisë. Parlamenti Osman u themelua me 19 mars 1877, brenda të cilit kishte përfaqësim po thuajse 40% me 60%, në favor të muslimanëve. Për këtë Abdul Hamidi njëherë pati deklaruar, se as në parlamentin britanez nuk ka asnjë indian e as në atë gjerman nuk ka asnjë algjerian.

Sulltan Abdu Hamidi, ishte i kujdesshëm ndaj Britanisë që të mos krijohej asnjë problem me të, mbështetej herë pas here në Gjermaninë, e nënvlerësonte Francën dhe nuk i besonte asnjëherë Rusisë.

Sulltan Abdul Hamidi, ishte trim dhe guximtar. Një ditë xhumaje deri sa shpërtheu mjeti i tij nga eksplozivi në atentat ndaj tij, nuk e ndërpreu agjendën ditore. Konsulli anglez i asaj kohe, shkruan se në fytyrën e tij nuk pam gjatë takimit asnjë shenjë frike e shqetësimi.

Sulltan Abdu Hamidi, thelbin e çështjes e kishte Islamin, si hallka e vetme e fortë që shërbente si unifikuese midis myslimanëve. Ishte themelues dhe promotor i idesë së panislamizmit.

Sulltan Abdul Hamidi, u shkarkua nga posti me 27 prill 1909, nga parlamenti Osman. Vendimin për shkarkimin e tij ja dërgoj një hebrej, një armen, një arab dhe shqiptari Esat Pashë Toptani.

Sulltani jetoj në arrest shtëpiak në Selanik deri sa e lejuan kthimin e tij në Stamboll, për të dhënë shpirt në krahët e gruas së tij.

Abdul Hamidi nuk është vetëm person fizik, ai ishte fryma e re hamidiane, e cila frymon akoma.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here