Abrashi i rendit Shpend Ahmetit dështimet në Prishtinë

Mos i humb

Angazhimi i kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në dialogun me Serbinë, është “kulmi i dështimeve” në kryeqytet. Kështu, deklaroi anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Arban Abrashi në një konferencë për media ku ka renditur edhe dështimet e tjera të qeverisjes së Ahmetit në Prishtinë.

Ish- kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, ka përmendur dështimet në shëndetësi, në menaxhimin e buxhetit, në infrastrukturë e në arsim.

“Janë 22 milion euro të pashpenzuara në Komunën e Prishtinës, janë mjete shume të mëdha dhe po flasim për një dështim total dhe të rëndësishëm në realizimin e projekteve për të cilat qytetarët e Prishtinës kanë nevojë jetike”, u shpreh Abrashi.

Sipas tij, një ndër dështimet e radhës të kryetarit Ahmeti është edhe numri i të punësuarve në administratë.

“Dështimet e Ahmetit janë të njëpasnjëshme, në sektorin e shëndetësisë kemi shumë ankesa nga qytetarët që qendrat e mjekësisë familjare nuk punojnë gjatë vikendit dhe festave. Ndërtimet pa leje kanë vazhduar me intensitet të lartë. Dështim tjetër është numri i madh i të punësuarve në administrata e që ka vetëm efekte negative. Ndërsa kulmi i dështimeve është angazhimi i kryetarit në dialogun me Serbinë sepse kjo rrjedhimisht e mjegullon përgjegjësinë ligjore që e ka si kryetarë komune”, tha Abrashi. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit