Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, e ka shpallur fitoren ndaj Shpend Ahmetit të Vetëvendosjes.
Me gjithë këtë rezultat, Abrashi shprehet i bindur se rezultati përfundimtar i këtyre zgjedhjeve do ta bëjë atë kryetar të ri të Komunës.
Ky është statusi i plotë i Abrashit:
Të dashur qytetarë,
Po shohim që ata që bën koalicione të hapura e të fshehta me oligarkë e biznismenë/politikanë vetëm që me çdo kusht të mbesin në pushtet, tash zbulohet edhe se kanë përdorë metoda kundërligjore vetëm e vetëm që ata të jenë në pushtet.
Organizimi i transportit të qytetarëve përmes OJQ-ve për të votuar, ka synim ushtrimin e ndikimit mbi votën e tyre të lirë dhe deformon vullnetin e tyre popullor.
Do ta kërkojmë nga organet kompetente të hetojmë këtë rast deri në fund dhe pastaj do të vendosim sesi të veprojmë. Por ajo që po vërtetohet gjithnjë e më shumë është se Prishtina tashmë ka një kryetar të ri./Kosova Post/