Adebayor dhe Feghouli falënderojnë presidentin turk Erdogan

Mos i humb

Futbollisti i Togos, Emmanuel Adebayor dhe ai algjerian Sofiane Feghouli kanë falënderuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për mbështetjen që ai ka dhënë në rrjetin social Twitter fushatës së ashtuquajtur “Ushtria e Dashurisë për Arakanin”.

Pasi presidenti turk ka shprehur mbështetjen e tij për fushatën nën hashtagun #LoveArmyforRohingya, e cila është inicuar nga një numër i madh i personaliteteve të famshme përfshirë personalitetin e njohur të medias sociale, Jerome Jarre dhe aktorin francez Omar Sy, Emmanuel Adebayor, futbollist i klubit turk Medipol Bashakshehir, duke shpërndarë një fotografi me presidentin Erdogan, ka shkruar në Twitter: #ErdoganHelpRohingya. Faleminderit Recep Tayyip Erdogan.

Ndërkohë, futbollisti algjerian i ekipit të Galatasarayit, në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar: “Përshëndetje. #ErdoganHelpRohingya. Recep Tayyip Erdogan, të falemnderit”./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit