Administrata, rreth 8 mijë nëpunës me diploma të privatëve, shumica të universiteteve të mbyllura

Mos i humb

Mbi 8 mijë punonjës të administratës shtetërore janë diplomuar në universitetet private në Shqipëri, shumica e të cilëve janë mbyllur nga qeveria tre vite më parë, si piramida arsimore. Ky është konstatimi i Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, reflektuar në raportin e veprimtarisë vjetore për vitin 2017.

Nga rreth 80 mijë punonjës që ka administrata shtetërore, KSHMC ka verifikuar 1554 raste nga ku kanë rezultuar se 10 për qind e tyre janë diplomuar në universitetet private. “Në lidhje me institucionin arsimor ku janë diplomuar, nga 1554 raste të verifikuara, ka rezultuar se, 1369 punonjës janë arsimuar në institucione të arsimit publik; 134 të tjerë në institucione të arsimit privat dhe 51 punonjës kanë kryer studimet jashtë vendit. Në këto shifra, 90% e zënë punonjësit që e kanë marrë edukimin arsimor në arsim publik dhe 10% në arsimin privat. Sipas këtyre të dhënave, rastet e arsimimit në institucionet publike, zënë numrin më të madh të kampionit studimor, në raport me arsimin privat”, thuhet në raportin që pritet të miratohet nga Kuvendi. Ndërkohë konstatohet një trend në rritje i punonjësve që kanë kryer studimet në universitete jashtë vendit.

“Një vit më parë ishin konstatuar 16 raste të tilla, ndërkohë që gjatë vitit 2017 u evidentuan 51 raste dhe vetëm në 1 rast nuk ishte ekuivalentuar diploma në Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë, në përputhje me ligjin për arsimin e lartë”, vijon raporti. Të punësuar pa arsim Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, nga kontrolli i 27 bashkive, ka konstatuar se gati gjysma e tyre kanë punësuar njerëz të paarsimuar. Disa nga bashkitë që kanë punësuar njerëz pa arsim janë Bashkia Lezhë, Bashkia Lushnje, Bashkia Sarandë, Bashkia Librazhd, Bashkia Kukës etj, citon raportin shqiptarja.com. . “Në këto raste është urdhëruar njësia përgjegjëse të nxjerrë aktin e refuzimit të statusit të nëpunësit civil dhe të vendosë përfundimin e marrëdhënies së punësimit për këta punonjës, duke evidentuar faktin se ata nuk e përmbushin kriterin e nivelit arsimor për të qenë nëpunës civilë, në përputhje me kërkesat e ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar. Pozicionet e punës të shpallen të lira, për t`u plotësuar më tej në përputhje me ligjin për nëpunësin civil, në koherencë me strukturën aktuale dhe nevojat e institucionit”, thuhet në raport.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit