Aeroplani kthehet “në gjysmë të rrugës” pasi që një pasagjer pëson sulm në tru

Mos i humb

Një fluturim i drejtpërdrejtë nga Cyrihu në Tokio pasditen e sotme është detyruar të anulohet pasi kishte kaluar një pjesë të konsiderueshme të rrugës, shkruan 20minuten.ch. Arsyeja për këtë anulim ishte një emergjencë mjekësore.

Aeroplani ishte kthyer pasi kishte kaluar tashmë mbi 1.500 kilometra ndërsa caku i fundit, Tokio, ishte rreth 9.600 kilometra larg, transmeton albinfo.ch.

Kur fluturakja ishte rreth Bjellorusisë, piloti vendosi të kthehej në Cyrih pasi që njëri nga udhëtarët kishte pësuar infarkt, ka bërë të ditur një zëdhënëse e Kompanisë Ajrore, Swiss. Ndëkaq zëdhënësja nuk ka mundur të thotë asgjë rreth gjendjes shëndetësore të pacientit, pas kthimit.

213 pasagjerë në bord do të udhëtojnë drejt Tokios sa më shpejt që të jetë e mundur. Natën do ta kalojnë në hotel.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit