Aeroplani më i madh në botë kryen me sukses testin e parë

Mos i humb

Aeroplani më i madh në botë “Stratolaunch” është testuar në një pistë në Kaliforni, kurse pamjet e publikuar në Twitter i ka vënë shefi i kompanisë dhe njëherit njëri nga themeluesit e kompanisë Microsoft, Pol Allen.

“Stratolaunch është nxjerrë nga hangari në pistën e aeroportit Mojave, dhe me sukses ka kryer fazën e parë të testimit”, ka shkruar Allen.Në video shihet aeroplani me dy “trupa” dhe më gjashtë motorë duke lëvizur në pistë, por nuk është ngritur në ajër pasi ngritja në ajër para shihet të bëhet në fazën e dytë të testimit.

I dizajnuar si një platformë për lansimin e raketave me të cilat do të dërgoheshin pajisje në orbitën e Tokës.

Ky aeroplan jo më kot ka fituar epitetin e aeroplanit më të madh në botë, krahët i ka 117 metra të gjerë, kurse gjatësia e tij është plot 73 metra.
Kurse kur është fjala për peshën e tij ai është i rëndë 230 tonë, por mund të transportoj pajisje të ndryshme që kanë të njëjtën peshë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit