Aeroportet e Stambollit në janar i kanë shfrytëzuar afro 8 milionë udhëtarë

Mos i humb

Numri i udhëtarëve që kanë marrë shërbime në muajin e parë të këtij viti nga aeroportet Atatürk dhe Sabiha Gökçen të Stambollit ka arritur në 7.949.992 udhëtarë duke shënuar një rritje prej 1.772.430 udhëtarë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka mbledhur nga të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Autoritetit të Aeroporteve Shtetërore (DHMİ) mësohet se numri i fluturimeve të operuara me numrin e udhëtarëve që kanë kryer vajtje-ardhje në muajin janar në dy aeroportet në qytet janë rritur në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Aeroportin Atatürk, muajin e kaluar, e kanë përdorur 5.247.975 udhëtarë nga të cilët 1.598.841 në linjat e brendshme dhe 3.649.134 në linjat e jashtme.

Ndërsa theksohet se ka qenë 2.702.017 numri i udhëtarëve që kanë përdorur aeroportin Sabiha Gökçen, nga të cilët 1.856.034 nga këto kanë preferuar linjat e brendshme të udhëtarëve dhe 845.983 linjat e jashtme.

Në këtë mënyrë numri i udhëtarëve që kanë përdorur aeroportet e Stambollit në muajin e parë të vitit është regjistruar në 7.949.992.

Numri i pasagjerëve që kanë kryer vajtje-ardhje në muajin janar 2017 në aeroportet Atatürk dhe Sabiha Gökçen, ka qenë 6.177.562 udhëtarë ku këtë vit është shënuar një rritje me 1.772.430 pasagjerë krahasuar me vitin e kaluar.

– Rritja e udhëtimeve 7.167

Në muajin janar të këtij viti në aeroportin Atatürk janë kryer 37.038 fluturime të avionëve nga të cilat 11.113 janë kryer në linjat e jashtme dhe 25.925 në linjat e brendshme.

Ndërsa numri i avionëve që janë ulur dhe ngritur muajin e kaluar në aeroportin Sabiha Gökçen ka qenë 18.314 fluturime nga të cilat 11.790 në linjat e brendshme dhe 6.524 në linjat e jashtme.

Në dy aeroportet e Stambollit ku janarin e vitit të kaluar janë ngritur dhe ulur 48.185 avionë thuhet se kjo shifër për muajin janar të këtij viti është rregjistruar në 55.352 fluturime.

Në këtë mënyrë në trafikun ajror për periudhën janar të këtij viti është regjistruar një rritje me 7.167 udhëtime në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit