Afganistan, 15 të vdekur nga sulmi në një ceremoni mortore

Mos i humb

Të paktën 15 persona e kanë humbur jetën në një sulm vetëvrasës gjatë një ceremonie mortore në provincën Nangarhar në lindje të Afganistanit.

Zëdhënësi i prefekturës së Nangarhar-it, Ataullah Hogyani, në një deklaratë për AA tha se sulmuesi vetëvrasës ka shpërthyer bombën gjatë një ceremonie mortore në qarkun Behsud të provincës.

Ai tha se në sulm kanë humbur jetën të paktën 15 persona ndërsa 13 të tjerë janë plagosur.

Hogyani njoftoi se personat që kanë humbur jetën dhe janë plagosur në sulm janë civilë. Disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Përgjegjësinë mbi sulmin ende nuk e ka marrë askush./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit