Afganistan, 7 të vdekur nga shpërthimi i bombës

Mos i humb

Në shpërthimin e një bombe të vendosur pranë rrugës kanë humbur jetën së paku shtatë civilë në jug të provincës Helmand në Afganistan.

Salman Khan, anëtar i këshillit të kësaj province, konfirmoi se gjatë shpërthimit të bombës humbën jetën shtatë civilë, ndërsa tre të tjerë u plagosën.

Omar Zwak, zëdhënësi i guvernatorit të Helmandit, konfirmoi se është kryer sulm, por nuk dha detaje për humbjet.

Tani për tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Ndryshe, në këtë rajon ka prani të fuqishme të militantëve talebanë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit