Afganistan, dhjetëra të vrarë në sulmin e talebanëve

Mos i humb

Të paktën 29 persona e kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve nga militantët talebanë ndaj stacioneve policore në provincat Baglan dhe Herat në Afganistan.

Kreu i Këshillit të qytetit në Baglan, Safdar Muhsini në një deklaratë për mediat tha se si pasojë e sulmit të militantëve ndaj stacioneve policore në rajonin Mbangelha, 20 zyrtarë të sigurisë kanë humbur jetën.

Muhsini bëri të ditur se në përleshjet që janë përhapur pas sulmit, janë plagosur 5 zyrtarë të sigurisë ndërsa edhe talebanët kanë pësuar humbje.

Zëdhënësi i prefekturës Herat, Xhejlani Farhad tha se në përleshjet që nisën pas sulmit nga militantët ndaj qarkut Ube, 9 policë e kanë humbur jetën ndërsa 3 të tjerë janë plagosur.

Farhad theksoi se në përleshje janë vrarë edhe 6 pjesëtarë të talebanëve.

Në një deklaratë nga talebanët pretendohet se në sulmin e kryer në Baglan janë vrarë 60 ushtarë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit