Afganistan, dorëzohen nëntë talebanë

Mos i humb

Nëntë talebanë në provincën afgane Jowzjan janë dorëzuar së bashku me armatimin që kishin te forcat e sigurisë afgane.

Guvernatori i Jowzan, Mawlawi Lutfullah Azizi theksoi se militantët vullnetarisht janë dorëzuar bashkë armatimin që kishin.

Azizi potencoi se dorëzimi i talebanëve tek forcat e rendit është një hap i rëndësishëm për sigurinë në rajon.

Kryetari i Këshillit Paqësor të Jowzjan, Muhammed Ekrem tha se që nga themelimi i Këshillit Suprem për Paqe janë dorëzuar 862 talebanë.

Këshilli vazhdon të ofrojë mbështetje materiale militantëve të cilët vendosin të dorëzojnë armët dhe të heqin dorë nga përleshjet./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit