Afganistan, gjatë sulmit të talebanëve humbin jetën 20 pjesëtarë të sigurisë

Mos i humb

Gjatë sulmeve që talebanët i kryen në provincat Takhar dhe Zabul, Afganistan, kanë humbur jetën së paku 20 pjesëtarë të forcave të sigurisë,(AA).

Zëdhënësi i policisë në Takhar, Halil Esir, njoftoi se talebanët kryen sulm në distrikitin Khwaja Ghar.

Esir shtoi se në sulmin humbën jetën 14 pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe civilë, ndërsa pesë pjestarë të forcave të sigurisë janë plagosur.

Njësitë shtesë janë dërguar në këtë zonë.

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit njoftoi se në sulmin e kryer mbi një post-bllok ushtarak në Argahandab, në Zabul, humbën jetën gjashtë pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Talebanët nuk lëshuan njoftim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit