Afganistan, në 9 vitet e fundit kanë humbur jetën mbi 23 mijë civilë

Mos i humb

 

Kryetari i Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Afganistan, Sima Semer, njoftoi se në ngjarjet e dhunshme në vend në 9 vitet e fundit kanë humbur jetën 23.130 civilë.

Semer, në konferencën për media në kryeqytetin Kabul, tha se si rezultat i hulumtimeve të kryera për 69,8 për qind të vdekjeve civile janë përgjegjës organizatat terroriste.

Ai gjithashtu theksoi se në 9 vitet e fundit gjithashtu janë plagosur 40.974 persona për shkak të sulmeve dhe përleshjeve, prej të cilëve 7,5 për qind e viktimave përbëjnë gratë ndërsa 17,9 për qind fëmijë.

Semer tërhoqi vëmendjen për nevojën e një ligji që do t’i mbrojë të drejtat e viktimave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit