Afganistan, përleshje e armatosur në Faryaba, dhjetra të vrarë

Mos i humb

Mbi 100 persona janë vrarë ose janë plagosur në përleshjet e armatosura në provincën Faryab mes forcave afgane të sigurisë dhe talebanëve.

Kryetari i kuvendit krahinor në Faryab, Mohammad Taher, ka thënë për AA se militantët talebanë në qarkun Qaisar kryen një sulm të armatosur në një bazë ku kishte 350 pjesëtarë të Armatës Kombëtare të Afganistanit (ANA).

Taher ka thënë se të paktën 90 rebelë janë vrarë dhe 50 të tjerë janë plagosur në shkëmbimin e zjarrit.

Armata afgane njofton se në përleshje të paktën katër ushtarë kanë humbur jetën dhe shtatë janë plagosur.

Deklarata bën të ditur se në operacionin në Qasir është vrarë edhe Qari Mohammad Ayub, kreu i “qeverisë talebane në hije” të provincës fqinje Baghes.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i lëvizjes talebane,Qari Yosuf Ahmadi, përmes Twitterit pretendon se talebanët u kanë shkaktuar humbje të konsiderueshme forcave afgane në rajonet Chahr, Shunba dhe Chilgaz./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit