Afganistan, rikthehet dhuna pas armëpushimit të shkurtër

Mos i humb

 

Mediat lokale dhe zyrtarët konfirmuan se shtatë persona të personelit të sigurisë janë vrarë në Afganistan, pasi sot u rikthye dhuna në vend pas një armëpushimi tre-ditor.

Muhibullah Muhib, zëdhënës në provincën perëndimore Darah, tha për AA se mbrëmë talebanët sulmuan pikat e kontrollit në qytetin Farah, rrethinat Anar Dara dhe Sheb Koh. Ai tha se pesë sulmues u vranë.

Administrata provinciale po ashtu konfirmoi se pesë policë u vranë në këto përleshje.

Nga ana tjetër, radioja lokale Salam Afganistan njoftoi vrasjen e dy ushtarëve në provincën Faryab në sulmet talebane.

Talebanët kanë organizuar sulme të ngjashme në Helmand, Ghazni, Baghes dhe provincat Kunduz. Duke marrë përgjegjësinë për këto sulme, Zabihullah Mujahed, zëdhënës i talebanëve, në rrjetin social Twitter shkroi se të paktën 27 forca të sigurisë u vranë në këto ofensiva të quajtura si pjesë e ofensivës pranverore “Al-Khandaq”.

Dita e djeshme ishte dita e tretë dhe e fundit e armëpushimit të deklaruar nga talebanët dhe dita e gjashtë e armëpushimit të shpallur nga qeveria. Presidenti afgan, Mohammad Ashraf Ghani, ka lënë të kuptohet se do të zgjasë armëpushimi.

“Ne jemi të gatshëm për negociata gjithëpërfshirëse, të gjitha ato çështje dhe kërkesa që janë shtyrë, jemi gati t’i diskutojmë në bisedat e paqes. Qeveria afgane është e gatshme të diskutojë çështjen me shqetësim të ndërsjellë me vendet fqinje dhe praninë e forcave të huaja”, tha të enjten presidenti Ghani, ditën e dytë të armëpushimit të qeverisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit