Afganistan, talebanët për herë të parë shpallin armëpushim për Bajramin e Madh

Mos i humb

 

Organizata e talebanëve në Afganistan, për herë të parë në historinë e saj ka shpallur armëpushim 3 ditor për Bajramin e Madh.

Në një deklaratë nga talebanët thuhet se gjatë 3 ditëve të Bajramit të Madh ata do të përgjigjen në rast të ndonjë sulmi.

Më tej në deklaratë thuhet se armëpushimi nuk i përfshin forcat e huaja dhe se talebanët do të vazhdojnë operacionet kundër tyre.

Talebanët po ashtu njoftuan se mund të mendojnë edhe për lirimin e të burgosurve, nëse ata japin fjalën se nuk do të kthehen në fushë-betejë.

Presidenti i Afganistanit, Eshref Gani ditën e enjte shpalli armëpushim një javor me rastin e afrimit të Bajramit të Madh.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit