Afganistan, talebanët sulmojnë përsëri qytetin Farah

Mos i humb

 

 

Militantët talebanë në Afganistan sulmuan për herë të dytë qendrën e qytetit Farah në perëndim të shtetit.

Zyrtarët njoftojnë se militantët me uniforma policore dje në orët e mbrëmjes përsëri kanë nisur një sulm me armë të rënda ndaj qendrës së Farahut.

Njoftohet se militantët kanë marrë si objektiv sidomos Drejtorinë Policore të Farahut dhe ndërtesat e burgjeve qendrore.

Mësohet se po vazhdojnë përleshjet mes forcave të sigurisë dhe pjesëtarëve të organizatës.

Në anën tjetër Ministria e Arsimit njoftoi se për shkak të përleshjeve në Farah është pezulluar mësimi në shkollat e qendrës së qytetit.

Në sulmin nga të 4 anët ndaj qendrës së Farahut më 12 maj nga militantët talebanë 30 persona kishin humbur jetën.

Në operacionin e nisur ndaj talebanëve, të cilët e morën nën kontroll një pjesë të qendrës së qytetit, 200 militantë ishin vrarë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit