Afganistan, të paktën 42 të vdekur në sulmet e talebanëve

Mos i humb

Të paktën 42 persona janë vrarë në sulmet e militantëve talebanë ndaj stacioneve policore-ushtarake në provincat Herat dhe Kunduz të Afganistanit.

Zëdhënësi i Zyrës së Guvernatorit të Herat-it, Ceylani Farhad në një deklaratë për AA tha se si pasojë e sulmit të militantëve ndaj një stacioni policor ushtarak në fshatin Aziz Abad pranë qarkut Zavul të qytetit Herat kanë humbur jetën 17 ushtarë.

Ai tha se si pasojë e sulmit një ushtar është plagosur. Farhad thotë se në përleshjet pas sulmit janë vrarë 8 pjesëtarë të organizatës ndërsa 10 të tjerë janë plagosur.

Guvernatori i qarkut Kale-i Zal të Kunduz-it, Amanuddin Kureyshi tha se në sulmet e njëkohshme të militantëve të organizatës ndaj 4 stacioneve policore ushtarake në Kale-i Zal kanë humbur jetën 25 pjesëtarë të forcave afgane të sigurisë.

Kureyshi bëri të ditur se në përleshjet pas sulmit kanë humbur jetën 8 militantë ndërsa 9 të tjerë janë plagosur.

– Vendimi për armëpushim

Presidenti i Afganistanit, Eshref Gani ka shpallur armëpushim një javor, ndërsa edhe organzata e talebanëve njoftoi vendimin për armëpushim 3 ditor me rastin e afrimit të Bajramit të Madh./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit