Afganistan, vriten dy zyrtarë të lartë të sigurisë

Mos i humb

Të paktën dy zyrtarë të lartë të sigurisë afgane u vranë në një sulm me bombë në lindje të vendit.

Zëdhënësi i zyrës së guvernatorit në provincën afgane, Logar, Shahpur Ahmadzey, tha se sulmi u krye me aktivizimin e një bombe të kurdisur në rrugën në Shir Dervase.

“Në sulm jetën e humbën Ainuddin Khan, shef i qarkut Barakaki Barak dhe drejtori i policisë në atë zonë Azizul Rahman. Të dy ishin në automjetin në të cilin u krye sulmi”, tha Akadzey.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin./RTV Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit