Afrika e Jugut, 13 të vdekur nga shembja e kishës

Mos i humb

Së paku 13 persona kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë u lënduan rëndë në Afrikën e Jugut, pasi një pjesë e një kishe u shemb mbi ta gjatë lutjeve të natës, theksuan zyrtarët.

Zyrtarët e shërbimeve të emergjencës nxituan në vendin në qytetin bregdetar të Durbanit dhe transportuan të lënduarit në spitale.

“Morëm një thirrje të enjten në mbrëmje, se një pjesë e murit të kishës ishte shembur në kongregacion për shkak të shiut dhe erës së madhe”, tha Nomusa Dube-Ncube, një ministër provincial, për transmetuesin lokal Enca.

Autoritetet pritet të nisin një hetim për të konstatuar nëse ndërtesa e kishës ishte e strukturuar mirë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit