Afrin, konfiskohen armët anti-tank të terroristëve

Mos i humb

Forcat e Armatosura Turke (TSK) konfiskuan armët anti-tank të terroristëve në perëndim të rajonit të Afrinit, cili ndodhet nën rrethimin e TSK-së.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale në rajon, pjesëtarët e organizatës terroriste YPG/PKK kanë pësuar një shpartallim të madh në Afrin i cili ndodhet nën rrethimin e TSK-së. Ndërkaq shumica e terroristëve po ikin nga qyteti duke i lënë armët e tyre.

Forcat turke të Sigurisë kanë konfiskuar një numër të madh të depove të municioneve të cilat u përkasnin terroristëve. Gjatë kërkimeve në këto depo janë gjetur armë të rënda.

Në kuadër të kësaj mësohet se 5 armë anti-tank janë konfiskuar para se të përdoreshin nga terroristët.

Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm gjatë ditës thuhej se që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit” e deri më tani janë neutralizuar gjithsej 3.530 terroristë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit