Afrin, Turqia ndërpret plotësisht kontaktin kufitar të terroristëve

Mos i humb

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) kanë ndërprerë tërësisht kontaktin e terroristëve me kufirin tokësor të Turqisë duke çliruar së fundmi edhe dy fshatra në rajonin e Afrinit në veri të Sirisë në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”.

Siç informojnë gazetarët e AA-së në terren, forcat turke dhe ULS pastruan nga terroristët e YPG/PKK-DEASH-it fshatrat Sinara e Poshtme dhe Sinara e Sipërme pranë qytezës Shejh Hadid në perëndim të Afrinit.

TSK dhe ULS më herët në orët e pasdites çliruan edhe fshatin Karmanluk, duke ndërprerë kështu kontaktin tokësor të terroristëve me kufirin Siri-Turqi nëpërmjet Afrinit.

Që nga fillimi i operacionit, TSK dhe ULS kanë çliruar nga organizatat terroriste YPG/PKK-DEASH 115 pika, përfshirë një qendër qyteze, 87 fshatra, gjashtë vendbanime rurale dhe 20 male ose kodra strategjike dhe një bazë të YPG/PKK-së në pesë qyteza të Afrinit.

Më 20 janar, TSK nisi operacionin “Dega e Ullirit” në rajonin e Afrinit në veri të Sirisë për të larguar terroristët e YPG/PKK-DEASH-it.

Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit