“Afrini nuk është fushë veprimi e koalicionit për luftën kundër DEASH-it”

Mos i humb

Kreu i Komandës Qendrore Amerikane (CENTCOM), Joseph L. Votel, njoftoi se rajoni sirian Afrin, nuk është rajon veprimi i koalicionit ndërkombëtar për luftën kundër organizatës terroriste DEASH.

Votel në adresimin para gazetarëve tha se AfrinI nuk është rajoni të cilit koalicioni i jep ndonjë rëndësi të veçantë, ndërsa bëhet fjalë për rajon në të cilin forcat turke dje filluan operacionin “Dega e Ullirit” me qëllim të neutralizimit të terroristëve PYD/PKK, të cilët e mbajnë këtë rajon nën okupim prej pesë vitesh.

Duke theksuar se lufta kundër DEASH-it në Siri edhe më tej vazhdon, Votel paralajmëroi se operacioni turk në Afrin mund të kthejë vëmendjen nga kjo luftë. Gjenerali Votel po ashtu tha se Turqia ka informuar koalicionin ndërkombëtar për operacionin në Afrin.

Në njoftimin e Shtatmadhorisë së Turqisë theksohet se operacioni në Afrin ka filluar në kuadër të të drejtave të bazuara në të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara, veçmas atyre që ka të bëjnë me luftën kundër terrorizmit 1624 (2005), 2170 (2014) ve 2178 (2014)./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit