Agim Çeku intervistohet sot në Hagë si i dyshuar

Mos i humb

Agim Çeku, sot do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku, sot rreth orës 10:00 do të intervistohet në Hagë në cilësinë e të dyshuarit nga  Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, avokati i tij, Artan Çerkini.

“Po ai do të intervistohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Intervistimi i tij pritet të fillojë rreth orës 10:00”, ka thënë Çerkini për lajmi.net.

Theksojmë se Çeku më 3 shtator ishte ftuar Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.

Ndryshe, Çeku në të kaluarën qenë kryeministër i vendit dhe ka shërbyer edhe si ministër i FSK-së. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit