Agjensia Anadolli do të mbulojë zgjedhjet në Turqi në 13 gjuhë

Mos i humb

Agjencia turke e lajmeve, Agjensia Anadolli, do të bëjë mbulimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 24 qershorit në Turqi, duke publikuar lajme për abonentët në mbarë botën në gjithsej 13 gjuhë.

Lajmet që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor, do të transmetohen në turqisht, shqip, maqedonisht, anglisht, arabisht, persisht, BHS (boshnjakisht, kroatisht, serbisht) frëngjisht, spanjisht, rusisht, indonezisht dhe në kurdisht (dijalektet Sorani dhe Kurmanji).

Me mbulimin e zgjedhjeve të vitit 2018, AA vazhdon transmetimin e suksesshëm të drejtpërdrejt të rezultateve të cilat filloi t’i bëjë në vitin 2014, duke u ofruar mediave në Turqi, por edhe atyre ndërkombëtare mbulim të shpejtë.

Për të qenë të suksesshëm, është përgatitur një softuer i nevojshëm në mënyrë që rezultatet të publikohen menjëherë nga dalja e votës nga kutitë e votimit. Agjencia gjithashtu do të kryejë edhe teste të shumta kibernetike, të cilat do t’u mundësojnë kanaleve televizive dhe portaleve që deri në ditën e zgjedhjeve të mund të testojnë sistemet e tyre.

Përveç kësaj, AA ka përgatitur edhe një paketë në të cilën janë përfshirë të dhënat mbi fletëvotimet, një edicion të veçantë për televizionet dhe një hartë speciale për faqet e internetit përfshirë të dhënat e detajuara mbi kandidatët./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit