Ahmetaj reagon për taksat: Shqetësimi i Crawford, emocional

Mos i humb

Një ditë pas deklaratave kritike të dhomës amerikane të tregtisë se shqipëria ka barrë të rëndë fiskale ka reaguar qeveria. Ministri i Financave Arben Ahmetaj i quajti deklaratat e presidentit Mark Crawford si qëndrime emocionale, që sipas tij nuk kanë lidhje me realitetin.

“Taksa e sheshtë që kërkon Marku rriti varfërinë. Në 2008-2013 Shqipëria pati taksën e sheshtë. Varfëria u rrit, pabarazia u rrit, rritja ekonomike ra nga 6.5 në 1 për qind. Në 2013-2017 me taksën progresive varfëria është ulur dhe rritja ekonomike po shkon 4 për qind”, tha Ahmetaj.

Sipas kreut të financave, qeveria nuk ka vendosur taksa apo tarifa të reja, por ka bërë një shpërndarje më të drejtë të barrës.

“Ne hoqëm taksën për biznesin e vogël, morëm përsipër tarifën e skanimit për fasonet, ulëm tvsh në 6 për qind për turizmin”, vijon Ahmetaj.

Por a është shtrirja e TVSH-së mbi biznesin e vogël një barrë shtesë? Për kreun e financave, jo.

“Është detyrim për deklarim”, deklaron ai.

Ahmetaj thotë se qeveria nuk mund të plotësojë çdo kërkesë të biznesit për ulje taksash, kur Shqipëria mbetet një nga vendet me borxhin më të lartë.

“Si qenka kjo pa taksë këtu, pa tarifë atje. Ku ka ndonjë vend kështu”, tha Ahmetaj./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit