Ahmeti: Niveli lokal po diskriminohet sa i përket pagave

Mos i humb

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë  duhet të eliminohet praktika që nëse nuk je pjesë e ndonjë subjekti politik nuk mund të punësohesh.

“Ideja e centralizimit te rekrutimit po besoj që nuk do t’i kap komunat. Frika është që ndikimi politik, nuk ka praktikë të mirë të rekrutimit të zyrtarëve. Nuk mundësh mu punësuar nëse s’je anëtar i një subjekti politik”.

“Do të ishte mirë që kjo të shpjegohet me kohë nëse po e ndjekim sistemin anglez ku krijohet një bazë profesionale dhe do të ishte mirë që kjo të bëhej dhe me njerëz jashtë institucioneve. Nëse diskutohet mirë, të sigurohemi se rekrutimi të jetë profesional”.

Ahmeti tha se është kundër reformës kur kemi Ligjin për ngrijen e pagave dhe njëkohësit edhe Ligji për nivelizimin e tyre.

“Te Projektligjin për Pagat, po kemi ligj për rritjen e pagave dhe në anën tjetër  ligj për nivelizimin e pagave, kjo nuk i bën nderë reformës. Është diskriminim i nivelit lokal sa i përket pagave”

këto komente ai i bëri debat publik konsultativ për Pakon e ligjeve të reformës së administratës publike: Projektligjin për Administratën Shtetërore, Projektligjin për Zyrtarët Publikë dhe Projektligjin për Pagat të organizuar nga Ministria e Administratës Publike./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit