Ahmeti: Shpresoj që në një afat të shkurt çështja e emrit të marrë epilog

Mos i humb

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në hapësirat e Kuvendit të Maqedonisë priti në një takim përfaqësuesin e posaçëm të Kombeve të Bashkuara në bisedimet për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, Matthew Nimetz.

Kreu i BDI-së takimin e vlerësoi me një rëndësi të madhe dhe në një situatë vendimtare në proceset paqësore jo vetëm në Maqedoni, por në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Shfaqa disa nga mendimet dhe opinionet vendore, si dhe ato të shqiptarëve, me çka do e mbështesim zotin Nimetz në këtë mision të rëndësishëm. Shpresojmë që në një afat sa më të shkurt kjo çështje të marrë epilog, sepse ka të bëjë me ardhmërinë tonë, si dhe me paqen, stabilitetin dhe sigurinë”, deklaroi Ahmeti.

Kreu i BDI-së theksoi se do të jenë në vazhdimësi në mbështetje për arritjen e një marrëveshjeje për emrin dhe në pritje për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe kompromis të pranueshëm nga të dyja palët.

Ahmeti nuk shpalosi detaje mbi ndonjë propozim për zgjidhje, duke theksuar se “nuk do t’i shërbente procesit nëse do të hym në detaje”.

Ndërkaq, Nimetz bëri të ditur se në takimin me kreun e BDI-së ka prezantuar raportin e aktiviteteve të tij në Athinë, përfshirë edhe ato të sotmet me përfaqësuesit shtetëror të Maqedonisë.

“Ai më prezantoi qëndrimet e tij dhe të partisë së tij. Unë i respektojë shumë qëndrimet e tij. Kam biseduar edhe në të kaluar dhe kam marrë këshilla të mira. Biseduam për të çuar procesin përpara dhe ai më garantoi se do të jetë fuqi konstruktive në përpjekjen për të mbështetur një zgjidhje të drejtë”, tha Nimetz.

Më herët gjatë ditës, Nimetz zhvilloi takime të ndara me presidentin Gjorge Ivanov, kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e Jashtëm Nikolla Dimitrov, si dhe me kreun e VMRO-DPMNE-së, Kristijan Mickovski.

Pas takimit me shefin e diplomacisë maqedonase, Nimetz dhe Dimitrov deklaruan se “te Maqedonia dhe Greqia ka një optimizëm për të zgjidhur mosmarrëveshjen për emrin, por se ka edhe dallime nga të dyja anët”./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit