Ahmeti siguron se në platformë nuk përfshihet çështja e kufijve

Mos i humb

Sot u është dorëzuar platforma për diskutim liderëve të shtetit, ndërsa të premten pritet të zyrtarizohet.

Këtë e konfirmoj edhe kryenegociatori i Kosovës, Shpend Ahmeti, sipas të cilit me ketë platformë kërkohet njohja e Kosovës, por nuk preket çështja e kufijve.

‘Në ketë takim nuk është diskutuar çështja e kufijve dhe as nuk do të përfshihet në platformë. Nuk ka befasi, mbesim besnik ndaj kushtetutës, qëllimi kryesor e kemi njohjen nga Serbia. Në takim u diskutuan çështjet përfundimtare për platformën. Ne jemi para përfundimit, kemi një draft të fundit, sot do i kemi edhe disa diskutime. Pres që të premten ta dorëzojmë zyrtarisht, ndoshta do t`iu dorëzohet edhe krerëve të shtetit që mos të ketë mospajtime’, ka thënë Ahmeti pas takimit të sotëm që zgjati 2 orë.

Ahmeti tha se në takimin me liderët kanë diskutuar edhe për letrën e Amerikës dërguar Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit