Ai ishte i vrafër, kishte shumë fëmijë dhe një ditë u përmallua për Haxh!

Mos i humb

Tregohet se nje prej arabeve me emrin Hatim el-Esam Allahu i ka dhene shume femije, por ishte i varfer nuk posedonte asgje nga pasuria, furnzimin e kishte duke u mbeshtet ne Allahun e Madherishem, dhe nje dite duke ndejtur me disa shoke te tij filluan te bisedonin rreth Haxhit, Hatimi u permallu me shku ne Haxh por nuk kishte me cfare te shkonte.

U kthy ne shtepi dhe i mblodhi femijet e vet dhe u tha: “A po e lejoni baben e juaj qe te udhetoj per ne Haxh kete vit e te beje lutje per ju”?

Gruaja dhe femijet reaguan duke i thene: si po deshiron te shkosh kurse ti nuk ke pasuri me cka do te shkosh, pastaj si do te na lësh ne ne kete gjendje ne varferi te skajshme.

Vajza e tij e vogel u tha: lejone te shkoj dhe mos u frikesoni varferise e as urise sepse babi eshte vetem grumbullues e jo furnizues, Furnizues eshte Allahu.

Te gjithe njezeri i thane: te verteten e ke thene.
Dhe e lejuan qe te shkoj ne haxh

Te nesermen u pregadit veshi Ihramin dhe u nis per kryerjen e Haxhit.

Pasi u nis per ne Haxh filluan fqinjet te vinin dhe i nenqmonin dhe i qortonin se si e kan leju me shku ne Haxh Hatimin dhe e mallkonin vajzen e vogel (sikur te kishte hesht ajo nuk kishte me shku)
Vajza e vogel i ngriti duart kah qielli dhe iu lut Allahut ( O Allahu im, Zoti im dhe ti qe ne doren Tende eshte qeshtja ime, Te lutem ua lehteso kthimin (haxhive), Me miresit e Tua Ti vertet nuk ua humb mundin, te lutem mos poshtro familjen time e as mua mos me bene te nençmuar me ata.

Derisa ishin ne kete gjendje Emiri (princi) i qytetit doli ne gjueti dhe humb rrugen, e kishte kapluar etja dhe ashtu i etur troket ne dyert e kesaj shtepie duke kerku uje, i japin te pijne uje dhe pasi i pelqeu uji pyeti:
E kujt eshte kjo shtepi?

Njeri prej keshilltareve te tij i tregoi se shtepia eshte e Hatim el Esamit i cili ishte nisur ne Haxh kurse familja e tij ka ca dite nuk kane ngrene buke.

Atehere emiri urdheroi qe ti japin pasuri, dhe kur vajza e vogel e pa gjithe ate pasuri filloi te qaje.

Nena dhe vellezerit po thojne pse po qan a e sheh se si Allahu na furnizoi me pasuri
Vallahi oj nene po qaj per ate se si mbrem fjetem te uritur kurse krijuesi na pa gjendjen tone dhe ja sot na beri te pasur pasi qe ishim te varfer, Prandaj Krijuesi Fisnik dhe Bujar nuk na le ne dore te askujt as sa nje e rrahur e çerpikut.

Pastaj i ngriti duart edhe u lut per babain e saj qe Allahu te ia lehtesoj gjendjen e tij.
Ne anen tjeter Hatimi, kur u nis iu bashkangjit nje grupi te cilet udhetonin per ne Haxh dhe rruges udheheqesi i grupit semuret, kerkuan nje mjek por nuk e gjeten ateher thane a ka ndonje me ne qe eshte rob i devotshem.
Dikush i drejtuan tek Hatimi e ftuan dhe kur hyri te udheheqesi grupit i foli dhe u lut per te qe te sherohet dhe me lejen e Allahut u shurua, ateher udheheqesi i grupit urdheroi qe ti japin nje mjet udhetimi ushqim dhe pije.
Ate mbrmje Hatimi ra me fjet dhe po mendon per familjen e tij gruan dhe femijet se si i kishte lene ne varferi.

Ate nate pa nje ender se si i erdhi nje ze dhe i tha: O Hatim kush i rregullon raportet me mua une i rregulloj raportet me te dhe pa ate qe kishte ndodhur ne familjen e tij.

Kur u zgjua Hatimi filloi te shtoj falenderimin ndaj Allahut

Pasi e perfundoi Haxhin Hatimi u kthy te familja e tij dhe u tha: “Te vegjlit e njee populli jane te medhenjte e nje populli tjeter, vertet Allahu nuk shikon se cili eshte me i madhi prej jush por shikon se cili e njeh me se miri Allahun, prandaj po ju porosis ta njihni Allahun dhe t’i mbeshteteni Atij, sepse ai i cili i mbeshtete Allahut i mjafton Allahu atij.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit