AI kritikon koalicionin ndërkombëtar për “humbjet e civilëve në Rakka”

Mos i humb

Organizata Amnesty International (AI) thotë se koalicioni ndërkombëtar anti-DEASH nën udhëheqjen e SHBA-ve nuk ka marrë masa të mjaftueshme për mos dëmtimin e civilëve në sulmet ajrore në rajonin Rakka të Sirisë, nuk ka marrë përgjegjësinë për viktimat civile dhe nuk ka bërë përpjekje të mjaftueshme për të hetuar ngjarjet.

AI në faqen e saj ka publikuar një deklaratë me temë “Siria: Mangësitë për humbjet e civilëve në raportimin e koalicionit ndërkombëtar nën udhëheqjen e SHBA-ve”.

Në deklaratë theksohet se koalicioni i cili ka publikuar raportin për humbjet e civilëve nuk ka rendur pas pretendimeve të organizatave për të drejtat e njerut të cilët ai i cilëson si “jo të besueshëm” dhe se nuk ka kryer kërkime shtesë në lidhje me këtë.

Më tej thuhet se koalicioni vetëm në qershor 2018 ka pranuar përgjegjësinë e sulmit në një shkollë në Mansura/Rakka ku u vranë më shumë se 40 civilë. Rikujtohet poashtu se organizatat e të drejtave të njeriut këtë sulm e kanë raportuar që në mars 2017.

Gjithashtu në deklaratë bëhet e ditur se Britania e Madhe ka pranuar se në maj 2018 ka vrarë një civil gjë e cila që prej vitit 2014 e deri tani është pranimi i parë gjatë periudhës së sulmeve të ndërmarra në Irak dhe Siri.

“Koalicioni nuk ka asnjë arsye për të mos kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe intervista me dëshmitarët në Rakka dhe Mosul. Që të dyja rajonet tani ndodhen nën kontrollin e plotë të koalicionit. Fatkeqësisht deri më sot kanë qenë të pamjaftueshme raportimet e koalicionit në lidhje me sulmet e tij në Rakka dhe Mosul. Koalicioni shpesh ripërsërit se janë marrë të gjitha masat e mundshme për të reduktuar në maksimum dëmin ndaj civilëve”, qëndron në deklaratën e AI-së.

“Koalicioni nuk ka ndarë informacionin në lidhje me masat e marra për të konfirmuar se objektivat nuk kanë qenë civile dhe për të mos dëmtuar civilët pranë objektivave. Po ashtu mbetet e errët edhe çështja për vëzhgimin e objektivit, metodologjinë e konfirmimit dhe zgjedhjen e armëve. Koalicioni duhet të tregohet transparencë nëse qëndron i lidhur me të gjitha vështirësitë e të drejtës ndërkombëtare”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

AI ka zhvilluar intervista me dëshmitarët në Rakka dhe Mosul, ndërsa koalicioni nuk ka zhvilluar intervistë me asnjë prej qindra dëshmitarëve.

– Marrëveshja e YPG/PKK-së me DEASH-in

Në deklaratën ku përmendet edhe marrëveshja e evakuimit që partneri i koalicionit, organizata terroriste YPG/PKK ka arritur me DEASH-in thuhet se “(Pavarësisht se koalicioni pretendon se nuk ka bërë tolerime) ata janë partneri i vetëm i koalicionit të cilët kanë forcë ajrore. Ata mund t’i kenë njohur mundësi për dalje të sigurtë nga qyteti luftëtarëve të DEASH-it. Sipas informacioneve që AI ka marrë nga përfaqësuesit e koalicionit kanë qenë aty kur është bërë marrëveshja. Marrëveshja çon në çështjen e domosdoshmërisë ushtarake të sulmeve që janë kryer para marrëveshjes ku janë vrarë civilët”.

Rakka e cila ka qenë për një periudhë “kalaja” e organizatës terroriste DEASH, në tetor të vitit 2017 u mor nën kontroll me mbështetjen ajrore të SHBA-ve nga YPG/PKK-ja./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit