AK Parti dhe Partia Komuniste e Kinës do të mbajnë takim dialogu

121
0

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në Turqi nesër në selinë e saj do të organizojë takim dialogu me Partinë Komuniste të Kinës.

“Do të vijë një delegacion i lartë nga Drejtoria për Marrëdhënie të Jashtme e Partisë Komuniste të Kinës”, njoftoi për AA Mehdi Eker, zëvendëskryetari i përgjithshëm i AKP-së, duke folur në lidhje me takimin e parë të dialogut mes dy partive.

“Ata do ta vizitojnë partinë tonë. Do të kenë mundësi ta shohin Turqinë nga afër. Në seli do të mbahet një takim, i cili, mes tjerash, është i rëndësishëm për të ardhmen”, shtoi Eker.

Eker rikujtoi se Partia Komuniste e Kinës në muajin tetor ka mbajtur kongresin e saj dhe kanë caktuar përbërjen e Komitetit Qendror, i cili ka organizuar konferencë dialogu me partitë politike të zgjedhura në botë, në të cilën ka marrë pjesë dhe ka mbajtur fjalim edhe AKP.

“Mbështesim projektin e Kinës ‘Një brez, një rrugë'”

Më tej, Eker tha se Partia Komuniste e Kinës i jep rëndësi AKP-së, ndërsa shprehu mbështetje për projektin kinez “Një brez, një rrugë”.

“Ekziston projekti ‘Një brez, një rrugë’ i Republikës Popullore të Kinës, i cili është i ngjashëm me Rrugën e Mëndafshit. Linja e mesme e këtij projekti kalon nga Turqia. Në këtë aspekt, ata u japin shumë rëndësi marrëdhënieve me Turqinë dhe AKP-në.

Ndërkaq, ne ndamë mendimin dhe provat se AKP mbështet këtë projekt dhe se kemi punime të përbashkëta që kemi bërë dhe do t’i bëjmë me Republikën Popullore të Kinës për ndërtimin e tij”, theksoi ai.

Eker tha se ngjarjet në Lindjen e Mesme nuk prekin vetëm në sigurinë rajonale, por në të njëjtën kohë ndikojnë negativisht në zhvillim tregtar dhe ekonomik global, duke shtuar se Kina si fuqi globale duhet të ketë rol në arritjen e sigurisë rajonale./Rtv islam/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here