Akademia, Rama: Kufomë e vetvetes! Të reformohet

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama priti këtë të mërkurë grupin reformator të Akademisë së Shkencave lidhur me reformimin e saj. Për kreun e Qeverisë, nga një xhevahir rrezatues në kurorën e dijes, akademia sot është kthyer në një kufomë të vetes.

“Ne nuk patëm asnjë reagim që të na nxiste në këtë proces, ku humbëm në një inerci, që është inercia e kalbëzimit të vazhdueshëm të një institucioni që dikur u krijua si xhevahiri më rrëzatues i kurorës shqiptare të dijes. Akademia e Shkencave është sot kufoma e vetvetes”, deklaroi Rama.

“Ne jemi një vaj që do të vijë koha dhe do të bëjë dritë aq sa fuqi ka, por do të digjet. Ajo që është kandili, simboli, nuk duhet të hidhet. Nëse krijohet një qendër për kërkimin shkencor, e cila është pjesë e Kryeministrisë, atëherë ne mund të akostohemi duke i lënë asaj menaxhim, administrimin e duke i lënë vetes këshillimin”, u shpreh akademiku Apollon Baçe.

Rama shtoi se do të bëhet një shkurtim drastik i fondeve duke ruajtur pjesën e financimeve të honorareve dhe shpërblimeve, me kushtin që kjo të përkthehet brenda marsit me një platformë rithemelimi të Akademisë.
“Ne mund të bëjmë një kuvend të shkencës. Ne buxhetin e 2018-ës do të lëmë vetëm pjesën që do t’ju mbajë bashkë në funksion të kesaj, por Akademia si shërbim social do të mbyllet”, u shpreh kreu i Qeverisë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit