Akar: BE nuk ka kompetenca të ndryshojë rregullat apo të përcaktojë kufijtë

Mos i humb

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar lidhur me zhvillimet në Mesdheun Lindor tha se “I nderuari Macron po hedh benzinë mbi problemet këtu. Kjo edhe më tej e zgjat zgjidhjen”

Akar për televizionin britanik Channel 4 lidhur me zhvillimet e përjetuara kohët e fundit në Mesdheun Lindor, vuri në dukje se Turqia ashtu sikurse edhe më parë po kryen në shelfin e saj kontinental punime plotësisht teknike dhe shkencore. “Po e përdorim këtë në kuadër të të drejtave tona. Këtu nuk bëhet fjalë për ndonjë provokim. Ne e kemi bërë këtë edhe më parë dhe e bëjmë edhe në rastin e Oruç Reis”.

“Kjo është një zgjatim i përdorimit të të drejtave tona. Anija Oruç Reis është ankoruar në port në kuadër të planeve të minitrisë por në të njëjtën kohë anijet tona tjera vazhdojnë punimet në zonat e tyre. Punimet tona konsistojnë mbi punime të planifikuara, të programuara, të hapura, transparente dhe përdorimin e të drejtave aktuale”, tha Akar.

Lidhur me disa dekarata të presidentit francez, Emmanuel Macron kundër Turqisë, ministri Akar theksoi se Turqia që në fillim ka qenë pro dialogut dhe se ka treguar përpjekje në këtë drejtim. 

Ai tha se bashkë me këtë Turqia do të vazhdojë të përdorë të drejtat dhe drejtësinë e saj. 

“I nderuari Macron po rend pas disa roleve për të mbuluar problemet e veta. Po përpiqet të kapë ndonjë rol në Mesdheun Lindor duke ardhur nga mijëra kilometra larg. Këto nuk janë gjëra të drejta. Ne e mbrojmë të drejtën dhe drejtësinë tonë dhe gjithmonë e kemi theksuar dhe vazhdojmë ta theksojmë se jemi të gatshëm të bisedojmë, të vazhdojmë dialogun me fqinjin tonë Greqinë. Në anën tjetër është një gjuhë kërcënuese që shpeshherë në mënyra të ndryshme të përmenden sanksionet. Nuk shërbejnë për asgjë tjetër, përveçse rrisin tensionet”, tha Akar duke shtuar se:

“Këto ngjarje kontribuojnë për mos zgjidhje dhe jo për zgjidhje. Bashkimi Evropian këtu nuk ka kompetenca të vendosë, të ndryshojë rregullat apo të përcaktojë kufijtë. Këto duhet të dihen dhe të shikohen. Këtu duhet t’u përmbahemi të gjitha rregullave sipas të drejtës universale dhe jo sipas vetes tonë. I nderuari Macron po hedh benzinë mbi problemet këtu. Kjo edhe më tej e zgjat zgjidhjen. Ai që sheh ëndrra është vetë Macroni. Po përpiqet të kapë rolin e Napoleonit që ka vdekur dy shekuj më parë por të gjithë së bashku e shohim se nuk do t’i mjaftojë fuqia dhe gjatësia për këtë”, tha Akar.

Më tej ai shtoi se Turqia ka një bregdet rreth 2.000 kilometra në Mesdhe dhe se Greqia në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare po armatos disa ishuj në Egje.

Bisedimet në selinë e NATO-s

Akar bëri të ditur se Turqia është pro zgjidhjes së problemeve në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe me dialog. Lidhur me bisedimet e delegacioneve ushtarake të Turqisë dhe Greqisë në selinë e NATO-s ai tha: “Ne ishim të parët që thamë ‘po’ kur Sekretari i përgjithshëm i NATO-s kërkoi bisedime. Ne i mbështesim deri në fund këto bisedime dhe takime. Tashmë është zhvilluar takimi i katërt. Fqinjët tanë grekë ashtu sikur edhe më parë dhe sërish me pa vullnet dhe me disa parakushte po ngadalësojnë këto çështje. Mbështesim deri në fund zhvillimin e këtyre takimeve”. 

Ai tha se Turqia gjithmonë ka folur për dialog dhe marrëdhënie të mira të fqinjësisë. “Por, nëse të drejtat tona shkelen, ne nuk e lejojmë që ato të shkelen dhe po ashtu nuk lejojmë mënyrën ‘u tha u bë‘. Në asnjë mënyrë nuk duhet të perceptohet si kërcënim. Ne nuk po rendim pas ndonjë ëndrre imperialiste. Ne këtu mbrojmë drejtësinë dhe të drejtën tonë. Kemi për detyrë të mbrojmë të drejtën e popullit tonë prej 83 milionë, të drejtën prej 789 mijë kilometra katrorë të shtetit të Republikës së Turqisë. Kjo duhet të shikohet dhe të kuptohet”, tha Akar.

Në vijim Akar tha se: “Kryesisht palët, vendet e treta duhet ta shikojnë këtë në mënyrë të paanshme dhe objektive. Është shumë e thjeshtë të kuptohet problemi nëse kjo shihet në mënyrë të paanshme. Por, kryesisht Bashkimi Evropian dhe Macron tregojnë një qasje jashtëzakonisht paragjykuese, të njëanshme. Për këtë arsye këto kontribojnë në mos zgjidhje dhe jo në zgjidhje. Me të vërtetë ne duam dialog dhe diplomaci. Ejani të bisdojmë, të diskutojmë dhe t’i zgjidhim vetë problemet tona pa lejuar hapësirë për nxitjet e askujt. Ne po përpiqemi t’i zgjidhim problemet tona duke folur, me dialog dhe me diplomaci si dy fqinj të qytetëruar”.

Akar rikujtoi se në dy nga takimet për bisedimin e masave për ndërtimin e besimit mes Turqisë dhe Greqisë janë mbajtur në Athinë dhe një nga këto takime u mbajt në Ankara ku dhe për takimin e katërt presin ardhjen e delegacionit grek në Ankara.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit