Akar: Përgatitjet për operacionin në lindje të Eufratit vijojnë sipas planit

Mos i humb

Përgatitjet për një operacion antiterrorist në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë janë duke vazhduar sipas planit, tha ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar.

Akar tha se do të zhvillohen bisedime me zyrtarë të SHBA-së në ditët në vijim në lidhje me udhërrëfyesin për Munbixhin të dakorduar mes dy vendeve.

“Puna për udhërrëfyesin e Munbixhit po vazhdon intensivisht”, u tha Akar gazetarëve para takimit të grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Ankara.

Turqia dhe SHBA ranë dakord të përfundojnë planin e Munbixhit përpara se Washingtoni të përfundojë tërheqjen e trupave të saj nga Siria, tha sot më herët ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka sinjalizuar se një operacion ndërkufitar kundër organizatës terroriste PYD/YPG në Siri do të ndodhë së shpejti. Që nga viti 2016, Ankaraja ka kryer dy operacione të ngjashme ushtarake në Sirinë veriore.

Presidenti amerikan Donald Trump javën e kaluar njoftoi papritur tërheqjen e forcave nga Siria. Vendimi i SHBA-së u pasua nga një bisedë telefonike të Trump me Erdogan, në të cilën dy liderët ranë dakord mbi nevojën për një koordinim më efektiv rreth Sirisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit