Akar: Turqia pret respekt për të drejtat e Mesdheut Lindor

Mos i humb

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ka deklaruar se Turqia pret të mos përballet me akte provokative dhe deklarata të papërgjegjshme mbi Egjeun dhe Mesdheun Lindor.

“Janë pritjet tona të sinqerta që nuk do të lejohen aktet provokative dhe deklaratat e papërgjegjshme, të cilat nuk ndihmojnë zgjidhjen e problemeve në Egje dhe Mesdheun Lindor”, tha Akar në ngjarjen e organizuar në kuadër të stërvitjes më të madhe ushtarake të Turqisë “Denizkurdu 2019”.

“Dëshira dhe pritjet tona janë që të respektohen të drejtat dhe interesat e Turqisë, që ka bregdetin më të gjatë në Mesdheun Lindor, si dhe të Republikës Turke të Qipros Veriore. Presim nga të gjitha palët të respektojnë këto subjekte. Kjo është e drejta jonë më e natyrshme”, tha Akar.

“Turqia, në çdo rast, ngre zërin se ajo është në anën e zgjidhjes së problemeve në Egje, Mesdheun Lindor dhe Qipron brenda kuadrit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe të së drejtës ndërkombëtare, si dhe ajo ushtron përpjekje në këtë drejtim”, shtoi Akar.

Turqia vazhdimisht ka kundërshtuar shpimet e njëanshme të adminstratës greke qipriote në Mesdheun Lindor, duke theksuar se turqit qipriotë po ashtu kanë të drejta për burimet në këtë zonë.

Në vitin 1974, pas një grusht shteti që synonte aneksimin e Qipros nga Greqia, Ankaraja ndërhyri si një fuqi garantuese. Në vitin 1983 u themelua Republika Turke e Qipros Veriore.

Në dekadat nga ajo kohë ka pasur disa përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjen, të gjitha të dështuara. Ajo e fundit, e mbajtur me pjesëmarrjen e vendeve garantuese, Turqia, Greqia dhe Mbretëria e Bashkuar, përfundoi në vitin 2017 në Zvicër.

Në lidhje me bisedimet e fundit me Greqinë, ministri turk i Mbrojtjes tha se “bisedimet ndërmjet delegacioneve kanë përfunduar në Athinë në drejtim të marrëveshjes që kemi arritur me ministrin grek të Mbrojtjes, Evangelos Apostolakis.

“Unë besoj se këto bisedime do të vazhdojnë në periudhën e ardhshme dhe mendojmë se ato do të jenë në të mirë të të dy vendeve”, tha Akar.

Një delegacion i Ministrisë së Mbrojtjes të Turqisë midis 20 dhe 25 majit udhëtoi në Athinë për një takim teknik me zyrtarët grekë për të zhvilluar bashkëpunimin, veçanërisht në masat për ndërtimin e besimit dhe kodin e sjelljes në Detin Egje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit