Akar: Ushtarët turq kanë shkruar epope në operacionin “Dega e Ullirit”

Mos i humb

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, tha se ushtarët turq, ashtu sikurse në operacionet e tjera, edhe në operacionin “Dega e Ullirit” kanë shkruar një epope.

Akar, në kuadër të përvjetorit të parë të fillimit të operacionit “Dega e Ullirit”, u takua me komandot pjesëmarrëse të operacionit në qytetin Hatay të Turqisë në kufirin me Sirinë.

“Ushtarët turq, ashtu sikurse në operacionet e tjera, edhe në operacionin ‘Dega e Ullirit’ kanë shkruar një epope dhe kanë arritur një sukses të madh”, tha Akar në fjalimin e tij.

Duke theksuar se problemi që qëndron para tyre është Munbixhi dhe lindja e Eufratit, ministri turk tha se “Kemi bërë përgatitjet, planet në lidhje me këtë dhe mbështetja logjistike është e plotë”.

“Kur do të vijë vendi dhe koha, do të zhvillohet operacioni dhe ajo që nevojitet këtu”, tha Akar, duke folur edhe në lidhje me objektivat terroriste në lindje të Eufratit dhe Munbixh në veri të Sirisë.

Operacioni ndërkufitar kundër terrorizmit i Turqisë, “Dega e Ullirit” filloi më 20 janar të vitit të kaluar dhe përfundoi më 18 mars, pasi Ushtria turke dhe ULS çliruan qendrën e qytetit.

Gjatë ditës së sotme, presidenti i vendit Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një video-thirrje me Akar, i cili iu adresua ushtarëve pjesëmarrës në operacion.

Gjatë adresimit të tij përmes telefonit, presidenti Erdogan, me rastin e përvjetorit të parë të operacionit, tha se “Lufta në Afrin do të ketë një vend të paharrueshëm në kujtimet tona”.

“Asnjëherë nuk do ta dekurajojnë përpjekjen tonë në Afrin. Ky proces i yni, qoftë në Afrin, qoftë në Jarablus ose Al-Bab, do të vazhdojë pa ndalur”, tha ai në lidhje me sulmin e sotëm terrorist në Afrin.

Në përvjetorin e parë të fillimit të operacionit “Dega e Ullirit” të filluar nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) në veri të Sirisë, terroristët e YPG/PKK ndërmorën sulm me bombë të dyfishtë, si pasojë e së cilës humbën jetën dy civilë, ndërsa tetë të tjerë u plagosën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit