Akar: YPG/PKK ende nuk është larguar nga rajoni

Mos i humb

Organizata terroriste YPG/PKK nuk është tërhequr nga Siria verilindore përkundër premtimeve të Rusisë dhe SHBA-së, duke shkelur kështu marrëveshjet që Ankaraja arriti Washingtonin dhe Moskën, tha ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar.

Duke folur në një intervistë me Becky Anderson në kanalin CNN International, Akar riafirmoi se Turqia respekton integritetin territorial dhe unitetin politik të Sirisë dhe të gjithë fqinjve të tjerë.

“Rusia dhe SHBA na premtuan se YPG/PKK do të tërhiqeshin nga ky rajon. Pra, ata do të largoheshin edhe nga rajoni ku u zhvillua operacioni (Burimi i Paqes), edhe nga pjesa lindore dhe perëndimore e tij. Megjithatë, ende ka shumë shkelje të kryera nga terroristët e YPG-së dhe ne po luftojmë kundër këtyre”, tha Akar.

“Në të njëjtën kohë, duke bashkëpunuar me Rusinë dhe SHBA-në, ne po kërkojmë largimin e tyre (YPG/PKK) nga ato rajone”, shtoi shefi i mbrojtjes turke.

Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” më 9 tetor për të eleminuar terroristët nga verilindja e Sirisë dhe për të krijuar një zonë të sigurt përgjatë kufirit, duke mundësuar kthimin vullnetar të refugjatëve sirianë.

Ankaraja ra dakord me Washingtonin më 17 tetor për të pauzuar operacionin e saj për të mundësuar që terroristët e YPG/PKK të tërhiqeshin nga zona e planifikuar e sigurt.

Më 22 tetor, Turqia gjithashtu arriti një marrëveshje me Rusinë për një plan dhjetëpikësh për të siguruar tërheqjen e organizatës terroriste YPG/PKK nga zona.

Po ashtu, Ministri turk theksoi se në vrasjen e kreut të organizatës terroriste DEASH, Abu Bakr al-Baghdadi, kishte koordinim midis SHBA-së dhe Turqisë.

“Ne ndamë disa informata ushtarake përpara operacionit. Në të njëjtën kohë, edhe ushtarët u koordinuan midis tyre”, tha Akar.

“Nga ana tjetër, midis agjencive tona të inteligjencës ka një bashkëpunim shumë të ngushtë dhe besoj se edhe ata kanë bërë bashkëpunim dhe koordinim”, shtoi ai.

Ndryshe, Baghdadi u vra gjatë një operacioni të forcave amerikane në Idlib të Sirisë më 26 tetor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit