AKEP hap tenderin për tre breza të rinj 4G

Mos i humb

 

Të drejtat e përdorimit të tre brezave të rinj 4G do të shiten në ankand nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Tenderi do të zhvillohet në fund të shtatorit, dhe mund të marrin pjesë kompanitë celulare që edhe pse e kanë në përdorin një licensë mundë të rrisin kapacitetet e tyre 4G, por edhe kompani të tjera të cilat edhe pse nuk ofrojnë shërbime telefonie të lëvizshme me marrjen e brezit te frekuencave 4G duke përmbushur kushtet teknike mund të kthehen në operatore celulare.

Secila license fillon ankandin nga një minimum shitjeje prej 7,4 milion euro. Te tre brezat bashkë shkojnë në mbi 22 milionë euro. Të drejtat e përdorimit jepen me qëllim ndërtimin e rrjeteve tokësore të komunikimeve elektronike për të ofruar shërbime të komunikimeve elektronike, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Sipas AKEP këto frekuenca do të mundësojnë internet të shpejtë për zonat turistike, rrugët nacionale, urat, tunelet, zonat e largëta, por edhe në zonat ekzistuese ku ka shumë mbipopullim.

Nëse shpallet fitues operatori që do të licensohet është i detyruar që brenda dy muajsh të fillojë shfrytëzimin e brezit të frekuencave 4G.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit