AKEP nuk pret: nis menjëherë heqjen e roamingut me Kosovën

Mos i humb

Menjëherë pas firmosjes së një marrëveshjeje me disa pika në Pejë mes qeverivë të Kosovës dhe asa të Shqipërisë, ka nisur zbatimi i njërës prej tyre.

Siç bën të ditur AKEP, Kryetari i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Republikës së Shqipërisë, Ilir Zela ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kreun e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Republikës së Kosovës, Kreshnik Gashi, në të cilën është mirëpritur marrëveshja e qeverive të dy shteteve tona për heqjen e tarifës roaming për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës.

Zela dhe Gashi kanë përshëndetur marrëveshjen ndërmjet dy qeverive dhe kanë rënë dakord të fillojnë menjëherë punën përgatitore për zbatimin e marrëveshjes.

Dy drejtuesit e Autoriteteve Rregullatore të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, e kanë cilësuar marrëveshjen ndërqeveritare, si një vendim që shkon në drejtim të frymës që Bashkimi Europian po promovon për rajonin tonë që të hiqen barrierat ndaj qytetarëve.

Ky vullnet u theksua edhe gjatë vizitës që zhvilloi në Tiranë, Komisionerja e BE-së për Ekonominë Dixhitale, Mariya Gabriel.

AKEP dhe ARKEP mirëpresin zgjerimin e kësaj marrëveshje edhe me shtetet e tjera të rajonit, si dhe me vendet e Bashkimit Europian, dhe do të bashkëpunojnë ngushtësisht në kuadër të BEREC në përmbushje të Axhendës Digjitale për Ballkanin Perëndimor të udhehequr nga Komisionerja Gabriel. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit