AKEP paralajmëron mbylljen e disa mediave online në Kosovë e Shqipëri

Mos i humb

Qeveria e Shqipërisë përkatësisht Autoriteti i Komunikeve Elektronike dhe Postare ka nxjerrë një vendim skandaloz që është një kërcënim i pastër për mediat elektronike në Kosovë.

Duke nxjerrë një vendim që detyron mediat online që të regjistrohen si biznese në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, që është një procedurë normale për mediat në Shqipëri, ky autoritet ka futur në këtë listë edhe mediat që nuk funksionojnë fare atje, por në Kosovë.

Ndër këto media janë Insajderi, portali “lajmi.net”, “botasot.info”, “sovrani.info” e disa të tjera, të cilat funksionojnë në Kosovë.

Megjithatë kjo nuk i intereson aspak Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Shqipëri që kanë futur në këtë listë edhe Insajderin, i cili është i regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë.

“Pas skadimit të këtij afati, AKEP do të mbyllë çdo portal online që është i paregjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit”, thuhet në vendimin e AKEP-it që ka vënë në dispozicion vetëm 72 orë për t’u regjistruar.

Krejt ky vendim ka ardhur pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama, se portalet duhet të regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit, si pjesë e “Paketës Antishpifje”, e AKEP ka nisur menjëherë të veprojë.

Ata nuk e kanë bërë të ditur mënyrën sesi do të bëhet mbyllja e mediave kosovare.

1 24-ore.com
2 360grade.al
3 Albpress.org
4 Alpenews.al
5 Argjirolajm.net
6 Botasot.info
7 Diell-online.al
8 Durreslajm.al
9 ekskluzive.al
10 eperditshmja.com
11 Exit.al
12 Folshqip.al
13 gazetaimpakt.com
14 Hashtag.al
15 Ina-online.net
16 InfoElbasani.al
17 infopasqyra.com
18 Insajderi.com
19 Javanews.al
20 Korrieri.org
21 Lajme.net
22 Lajmeonline.al
23 Lajmi.net
24 Lajmifundit.al
25 Liberal.al
26 Noa.al
27 Opinion.al
28 Opozita.com
29 Orikuminews.com
30 Pacensure.com
31 perqasje.com
32 Politiko.al
33 Publik.live
34 Reporter.al
35 Respublica.al
36 Sarandaweb.net
37 Shqiperia.com
38 Skandal.al
39 Sovrani.info
40 Superligash.com
41 Tesheshi.com
42 Tiktak.al
43 Tpz.al
44 Zjarr.tv

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit